Liderët e BE-së nesër konfirmojnë konkluzionet mbi zgjerimin

Evropë

Liderët e BE-së nesër konfirmojnë konkluzionet mbi zgjerimin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:29
Ilustrim

Udhëheqësit e BE do të konfirmojnë konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane mbi zgjerimin gjatë Samitit të Brukselit, i cili fillon nesër.

Këshilli thekson se bëhet fjalë vetëm për konfirmimin e konkluzioneve pa diskutim, apo vendime të tjera nga drejtuesit e shteteve anëtare për procesin e zgjerimit.

Samiti i liderëve të BE në Bruksel fillon në ora 15.00 dhe aty pritet miratimi i konkluzioneve mbi buxhetin afatgjatë të BE, ndryshimet klimatike, dezinformimin dhe kërcënimet hibride.

Presidentët dhe kryeministrat e BE do të diskutojnë gjithashtu për çështjet e jashtme dhe një vendim pritet të shtrijë sanksionet ndaj Rusi edhe për gjashtë muaj.

Në pjesën e parë të takimit pritet konfirmimi i konkluzioneve ministrore mbi zgjerimin.

Në fund të takimit, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker do të informojnë krerët e BE-së mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me Brexit, duke përfshirë përgatitjen e BE-së për skenarin që Britania largohet nga BE-ja pa marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat