Alarmohet Britania, pushtohet nga grerëzat aziatike që vrasin me 1 pickim

Evropë

Alarmohet Britania, pushtohet nga grerëzat aziatike që vrasin me 1 pickim

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Alarmi ka shpërthyer në Britaninë e Madhe, pasi janë konstatuar mbi 80 fole të grerëzave aziatike, të cilat me vetëm një pickim kanë aftësi të marrin jetë njerëzish.

Insektet, të cilat mund të rriten deri në gjatësi 1.6 inç kanë pickim vdekjeprurës që mund të jetë fatale për njerëzit, veçanërisht nëse personi që e pëson është alergjik.

Sipas mediave britanike, numër rekord folesh është gjetur në Jersey. Lufta me këto grerëza është në vazhdim e sipër në Channel Island dhe shihet si një vend i rëndësishëm për të ndaluar përhapjen.

Gjithashtu këto grerëza mund të hanë deri në 50 bletë në ditë dhe ndikimi i tyre në prodhimin e mjaltit mund të jetë shkatërrimtar për Britaninë e Madhe.

Grerëzat aziatike – që emrin latin e kanë “Vespa velutina” – janë përhapur me shpejtësi në të gjithë Francën që nga ardhja e parë në Evropë nëpërmjet një dërgese me bimë nga Kina në 2004.

Numri i foleve të gjetura në ishull është në rritje nga viti në vit, me 17 të gjetura në vitin 2017 dhe 55 të gjetura në vitin 2018. Ekspertët kanë frikë se mund të ketë deri në 150 këtë vit dhe thonë nëse ky numër kalohet atëherë beteja do të jetë e humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat