Trazira në Gjeorgji për shkak të fjalimit të deputetit rus

Evropë

Trazira në Gjeorgji për shkak të fjalimit të deputetit rus

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:58
Tbilisi, Gjeorgji

Rreth 240 vetë u plagosën kur protestuesit bënë përpjekje të sulmojnë Parlamentin e Gjeorgjisë, pasi një ligjvënës rus mori ulësen e kryetarit në Parlament.

Policia i pengoi ata nga hyrja në ndërtesë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Zemërimi shpërtheu kur Sergei Gavrilov iu adresua një asambleje të deputetëve nga vendet e krishtera ortodokse.

Tensionet e Gjeorgjisë me Rusinë mbeten të larta edhe 11 vjet pasi vendet luftuan për rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Më shumë se 100 njerëz vazhdojnë të trajtohen në spitale si pasojë e përleshjeve, thanë zyrtarët gjeorgjianë.

Në mesin e 240 të të plagosurve, 80 ishin policë, shtuan ata. Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, njoftoi dorëheqjen e tij të premten - gjë që ishte kërkesë e protestuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat