44 të arrestuar në Britani për abuzime me fëmijët

Evropë

44 të arrestuar në Britani për abuzime me fëmijët

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:58
Policia britanike

Një investigim i policisë britanike ka vënë në pranga 44 persona që akuzohen se kanë abuzuar me fëmijët. Investigimi është shtrirë që prej vitit 1995, pas denoncimit të katër grave se janë abuzuar nga ai vit deri në 2005-ën.

Arrestimet kanë ndodhur në Bradford, Leeds, Kirklees dhe qytete të tjera të vendit. Në pranga kanë rënë 36 burra dhe tre gra, ndërsa pesë burra të tjerë janë arrestuar më parë.

Sipas Policisë së West Yorkshire, të arrestuarit janë nga mosha 39 vjeç deri në 81 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat