Rrezik për turistët? Refugjatët në ishullin Samos

Evropë

Rrezik për turistët? Refugjatët në ishullin Samos

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:53
Samos

Shumë turistë e mënjanojnë ishullin Samos për shkak të situatës së refugjatëve atje. Por problemi është i kufizuar vetëm në një vend, ku njerëzit ndjehen të lenë vetëm.

 „Ky është turpi ynë", thotë një mësuese dhe tregon me dorë nga një kodrinë pas Vathyt, kryeqytetit të ishullit, Samos në Egjeun verior grek. Ajo e ka fjalën për një vatër problematike refugjatësh të mbledhur në pritje të procedurës së azilit. Qendra u hap në vitin 2016 pas marrëveshjes së shumëpërfolur me Turqinë, shumë afër Samosit, në disa pjesë madje vetëm disa qindra metra. Ende vijnë në ishull gomone me refugjatë, ende mbyten në Mesdhe refugjatë.

Nuk të habit përcaktimi i Samosit si „njollë turpi". Qendra është konceptuar për 650 refugjatë. Maksimalisht tre muaj do duhej të prisnin ata për intervistën në Athinë, ku duhet të paraqesin arsyet e kërkesës për azil. Por realiteti është ndryshe. Afër 4000 vetë nga Lindja e Afërt apo Afrika presin aty për të vazhduar udhëtimin në Europë. Rreth 1500 prej tyre janë strehuar në çadra përreth kampit. Kjo zonë thirret „xhungla", një referim për atë që këtu shkelen të drejtat europiane të njeriut.

Image
Samos

Situata të padurueshme

"Ne luftojmë këtu me minjtë dhe gjarpërinjtë". Nuk kemi tualete apo dush, as rrymë elektrike e as ujë të pastër", thotë një 30-vjeçarë nga Kongo. Shumë njerëz në Greqi besojnë, se ne duam të shkojmë në Europë për shkak të parave. Në vendin e saj luftohet. Data për intervistën e refugjates nga Kongo është planifikuar në mars 2021. „Ta lind këtu fëmijën?", thotë ajo e dëshpëruar. Refugjatët aty kanë vetëm 1 litër e gjysmë ujë në ditë dhe pak për të ngrënë.

Edhe në kampin zyrtar gjendja nuk është më e mirë. Femrat rrëfejnë për përdhunime. „Po qe se do të marrësh ushqim duhet të rrish 3 orë në radhë. Edhe për tualetin duhet të presësh një orë", thotë një irakian, kërkesa e të cilit për azil është refuzuar. Pse, ai nuk e di. „Nëse kthehem në Irak do të më vrasin", thotë ai.

Palët të mbingarkuara

Image

Në Vathy përplasen dy botë. Refugjatët e kanë rritur dyfish numrin e banorëve në kryqytetin e ishullit idilik. Edhe pamja e qytetit ka ndryshuar. Aty ku vendasit shihnin më parë turistë të veshur mirë e të ardhur nga perëndimi, sot shohin më shumë refugjatë nga Afrika apo Lindja e Afërt. Për njerëzit në Vathy kjo nuk është e lehtë për t'u pranuar. Një banor i ishullit rrëfen, se më parë shpresohej, se do vinin para nga Europa. Por ndërkohë të braktisur nuk ndjehen vetëm refugjatët, por edhe banorët në Vathy.

Një grua nga Kongo është shtatzënë në kamp

Image

Nga frika e largimit të turistëve për shumë refugjatë është e ndaluar hyrja në dyqane, kafene apo restorante. „Nuk i le më fëmijët në rrugë, kam frikë", thotë një shitëse dyqani, që ndodhet afër kampit, dhe ku refugjatët mund të blejnë. „Ne nuk jemi racistë", thotë kolegja e saj, „por ata janë shumë". Ndërsa për pronaren e dyqanit, Maria, paragjykimet lidhen edhe me ndjenjat. „Njerëzit kanë frikë, frikë nga gjërat që nuk i njohin. Ata pyesin, edhe sa do të qëndrojnë ata këtu, ata do të na e kalojnë me numra, po bëhen shumicë." Jeta në Vathy ka ndryshuar, thotë ajo. Njerëzit po e humbasin më shpejt durimin.

Turizmi vuan pa arsye

Për shumë njerëz në Samos është e qartë: Situata e refugjatëve në Vathy shkatërron turizmin. „Sigurisht kjo nuk ka efekt pozitiv në numrin e turistëve", thotë Evangelos Kalogeris që ka një restorant me falafel nga viti 2017 dhe punëson edhe refugjatë. „Por emri i mirë i ishullit ka ndryshuar pa të drejtë për shkak të refugjatëve. Ata nuk bëjnë probleme." Kalogeris kujton, se zhvillimi i turizmit në ishull kishte vite që kishte ngecur. Një problem për shembull është zhvillimi i një plani urbanistik të përshtatshëm për turizmin. Ishuj të tjerë që lulëzojnë e kanë zgjidhur këtë problem. Në Samos jo. „Ne duhet të vendosim: duam turizëm apo jo. Kjo degë sjellë shumë avantazhe. Por për këtë duhen zgjidhur disa probleme legale. Situata e refugjatëve është një prej tyre", thotë Kalogeris.

Racioni ditor - një litër e gjysmë ujë e pak ushqim

Imazhi i ishullit të refugjatëve nuk forcohet vetëm nga raportimet në media. Samos është ishull i madh, e problemi i refugjatëve kufizohet vetëm në Vathy, thotë drejtuesja e një aghencie udhëtimi në Kokari, 10 kilometra më larg. „Këtu thellë në fshat apo më tej në jug nuk ka refugjatë", thotë ajo. Prandaj nuk ndihmon aspak që anijet me turistë të mënjanojnë Vathyn.

Evangelos Kalogeris dëshiron një politikë më të mirë dhe një shpërndarje realiste të refugjatëve. „Nëse, ne mund të mbajmë afër 1000 refugjatë". Realisht refugjatët sjellin edhe një kompetencë gjuhësore, shumë e rëndësishme në sektorin e turizmit. Restoranti me falafel, ku punësohen refugjatë të tregon, se edhe në situata të vështira mund të gjesh një zgjidhje. Por një zgjidhje për 4000 njerëzit në Samos nuk ka. Këtu duhet të veprojë Europa./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat