Zviceranët, gati të heqin dorë nga fluturimet për ta ruajtur mjedisin

Evropë

Zviceranët, gati të heqin dorë nga fluturimet për ta ruajtur mjedisin

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:51
ilustrim

Banorët e Zvicrës janë udhëtarë të shpeshtë të fluturimeve. Ata udhëtojnë me aeroplan tri herë më shpesh se sa mesatarja europiane, sipas World Worldlife Fund (WWF), shkruan lenews.com.

Surveyors ka pyetur 1000 njerëz të moshave 16-74 vjet në të dy pjesët e Zvicrës për mënyrat e udhëtimit të tyre. 27 për qind e tyre kanë thënë se i kanë shmangur fluturimet për arsye mjedisore.

Kur të anketuarit u pyetën: “A do të ndryshonin mënyrat e udhëtimit në të ardhmen për të ruajtur mjedisin”, 32 për qind e tyre thanë: “Po, do të udhëtoja më pak (me aeroplan), kurse tetë për qind e tyre thanë “Po, nuk do të udhëtoja më (me aeroplan)”.

Ndërkaq, numri i udhëtarëve në aeroportin e Gjenevës ishte më i vogël për katër nga pesë muajt e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Dhe kjo mund të jetë një shenjë se udhëtarët po i ndryshojnë mënyrat e udhëtimit.

Në Suedi ka rënë numri i njerëzve që përdorin fluturimet si mëyrë udhëtimi. Në vitin 2018 nuk kishte rritje, kurse në fillim të vitit 2019 u shënua një rënie prej pesë për qind, krahasuar me të njëjtën periodë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

WWF ofron këshilla për të zvogëluar udhëtimet përmes fluturimeve, si zgjedhja e trenit kur njerëzit udhëtojnë në Europë dhe shmangia e fluturimeve kur do të kaloni më pak se një javë në destinacionin që keni ateruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat