Tony Blair bën thirrje për një referendum të dytë

Evropë

Tony Blair bën thirrje për një referendum të dytë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 18:38
Tony Blair

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje për një referendum të dytë mbi atë se a me të vërtetë populli britanik dëshiron të dalë nga Bashkimi Evropian apo jo.

Tony Blair shkruan se kanë kaluar tre vjet nga referendumi dhe loja tashmë ka ndryshuar.

“Janë bërë tre vjet që nga referendumi i Brexit dhe loja ka ndryshuar” tha Blair.

Ai tha se një marrëveshje ‘Hard Brexit’ i cili nënkupton dalje të plotë nga tregu i brendshëm dhe bashkimi doganor, nuk është kompromis mes atyre që duan të dalin pa marrëveshje dhe atyre që duan një ‘Soft Brexit’ që nënkupton dalje nga Bashkimi Evropian, por që shumë gjëra të mos ndryshonin.

“Një Hard Brexit nuk është një kompromis i butë mes atyre që nuk duan marrëveshje dhe atyre që duan të mbesin në BE, kjo do të nënkuptonte një proces të dhimbshëm” tha Blair.

Ai tha se vendimi final duhet t’i takojë popullit britanik.

“Populli britanik duhet ta thotë fjalën e fundit në një zgjedhje mes Hard Brexit, Pa marrëveshje apo të qëndrojmë” tha Blair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat