Festë e madhe në Stamboll, flet Imamoglu - Bota Sot
Festë e madhe në Stamboll, flet Imamoglu

Evropë

Festë e madhe në Stamboll, flet Imamoglu

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 21:49
Pamje nga ngjarja

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të mbajtura sot në Stamboll, Ekrem Imamoglu ka fituar me një diferencë të madhe.

Qytetarë të shumtë kanë dalë nëpër sheshe duke festuar fitoren e kandidatit të CHP.

“Drejtësi, barazi, dashuri, tolerancë do të mposhtin arrogancën dhe lakminë”, ka thënë Imamoglu.

“Stambollin po e pret një fillim i ri”

“Sot, 16 milionë qytetarë të Stambollit kanë treguar besimin e tyre në demokraci dhe drejtësi. Unë falëndëroj secilin prej tyre”.

Gjatë udhëtimit të tij në Beylikduzu, ku ka qenë kryetar i distriktit, vetura të shumta me qytetarë menzi e kanë lënë të ecin.

Aty Imamoglu pritet të mbajë një fjalim edhe aty.

Ndryshe Imamoglu ka arritur të mposhtë për herë të parë AKP’në e Erdoganit në Stamboll pas një qerek shekulli. Imamoglu vetë është një mysliman i devotshëm që përfaqëson një parti sekulare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...