Temperaturat do të rriten edhe më shumë në Zvicër - Bota Sot
Temperaturat do të rriten edhe më shumë në Zvicër

Evropë

Temperaturat do të rriten edhe më shumë në Zvicër

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Meteorologët zviceran paralajmërojnë që nga dita e sotme temperaturat do të shënojnë rritjen më të madhe që nga viti 2015

Temperaturat më të larta pritet të mbretërojnë nga e marta deri të enjten në Zvicër, ku në disa rajone do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.  

Rrezikshmëria e nxehtësisë ndahet në pesë nivele, raporton swissinfo.  

“Niveli i rrezikut 3” – arrin 90 gradë Celsius që në ditë i bije në mesditë temperaturat të jenë 29 gradë Celsius deri në 34. Nivel ky që pritet të përfshin të gjithë vendin që nga e marta.  

“Niveli i rrezikut 4”- Nxehtësia zgjatë pesë ditë dhe arrin mbi 93 gradë Celsius (93 gradë- për pesë ditë së bashku) Të dyja këto nivele rrezikojnë që të ketë ankesa për qarkullimin e gjakut dhe siklete fizike.  

Niveli i tretë nënkupton “rrezik i konsiderueshëm”, kurse niveli i katërt do të thotë rrezik i “i rëndë”.

Kurse sa i përket niveleve një, dy dhe pesë, për këto nuk lëshohen paralajmërime vetëm për nivelet tre dhe katër, pasi kaplon një valë të nxehtësisë ekstreme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...