Parisi mbyll disa shkolla për shkak të temperaturave të larta

Evropë

Parisi mbyll disa shkolla për shkak të temperaturave të larta

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:33
Ilustrim

Franca ka nisur mbylljen e dhjetëra shkollave për shkak të temperaturave të larta, që pritet të arrijnë mbi 40 gradë Celsius ditën e enjte.

Rreth 50 shkolla në rajonin Essonne, në jug të Parisit, janë mbyllur për shkak të mungesës së sistemeve të ajrosjes.

Transmetuesi francez, BFMTV, ka thënë se të enjten shkollat do të mbyllen edhe në rajonet, Val-de-Marne dhe Seine-et-Marne në Paris.

Në disa pjesë, në verilindje të Spanjës, temperaturat pritet të arrijnë në 45 gradë Celsius, ndërkohë që Gjermania dhe Italia do të përballen me temperatura 40 gradë Celsius.

Kjo valë e të nxehtit është thënë të ketë ardhur nga Sahara.

Ngasësve të makinave në Paris u janë ofruar vende të lira për parkim, për t’i inkurajuar ata që të përdorin transportin publik.

Franca është traumatizuar nga një valë e të nxehtit edhe në vitin 2003, e cila ishte fajësuar për 15,000 vdekje shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat