Shqetësime për shëndetin e Merkel, dridhet për herë të dytë brenda 10 ditësh

Evropë

Shqetësime për shëndetin e Merkel, dridhet për herë të dytë brenda 10 ditësh

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:05
Angela Merkel dhe Frank-Walter Steinmeier

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë sërish duke u dridhur për herë të dytë brenda dhjetë ditësh në një ceremoni në Berlin të enjten.

Kjo ndodhi gjatë një aktiviteti mëngjesin e sotëm kur Merkel po qëndronte pranë presidentit Frank-Walter Steinmeier ku ministri i ri i drejtësisë u emërua zyrtarisht.

Kancelares iu ofrua një gotë ujë, por e refuzoi, Ajo më pas u shfaq në parlament në një gjendje më të mirë.

Merkel është planifikuar të nisen pasditen e sotme për në Japoni për takimin vjetor të G20-s.

Zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, tha se kancelarja ishte mirë dhe se do të udhëtojë drejt Japonisë.

Javën e kaluar, Merkel u pa duke u dridhur gjatë parakalimit zyrtar me presidentin e Ukrainës. Më pas gjatë konferencës, ajo tha se ishte mirë pasi kishte pirë tri gota ujë të cilat i ka të nevojshme. 

64-vjeçarja Merkel udhëheq shtetin më të fuqishëm evropian që nga viti 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat