Parisi ndalon 60% të makinave për shkak të ndotjes së ajrit, qytetarët injorojnë vendimin - Bota Sot
Parisi ndalon 60% të makinave për shkak të ndotjes së ajrit, qytetarët injorojnë vendimin

Evropë

Parisi ndalon 60% të makinave për shkak të ndotjes së ajrit, qytetarët injorojnë vendimin

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 22:46
Ilustrim

Qyteti i Parisit i ka ndaluar më shumë se gjysmën e makinave të regjistruara që të qarkullojnë në rrugët e qytetit, për shkak se temperaturat kanë arritur shifra rekorde dhe në të njëjtën kohë, makinat ndikojnë në ndotjen e ajrit.

Ndalimi në makina të vjetra dhe më pak eficiente u vendos të mërkurën dhe do të vlejë për shumicën e rrugëve të Parisit, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Sipas të dhënave, rreth pesë milionë makina të regjistruara në Paris, që përbëjnë rreth 60% të totalit, u është ndaluar qarkullimi. Administrata komunale ende nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë vendim.

Trafiku ishte më i lirë në Paris, por nuk kishte dallim të madh. Shumë vozitës thanë që ata e kanë injoruar vendimin e komunës, për shkak se dënimi është i vogël, rreth 70 euro, e që më mirë paguajnë një dënim sesa të dalin në këmbë në temperatura shumë të larta.

Autoritetet franceze gjithashtu vendosën edhe limite në përdorimin e ujit deri sa të kalojë vala e temperaturave të larta.

Ndërsa, selektimi është bërë nga lloji i makinës, makinat më të vjetra janë ndaluar, ndërsa u është lejuar qarkullimi makinave elektrike ose ato me hidrogjen. Gjithashtu edhe personat e moshuar kanë të drejtë të përdorin makinë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat