Politikania e Stambollit në gjyq për "fyerje" të Erdoganit

Evropë

Politikania e Stambollit në gjyq për "fyerje" të Erdoganit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:26
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Një figurë udhëheqëse në politikën e Stambollit u paraqit të premten në gjykatë nën akuzat se ofendoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe shtetin turk me disa postime online.

Canan Kaftancioglu udhëheq degën në Stamboll të Partisë Republikane Popullore.

Kjo parti opozitare fitoi zgjedhjet për kryetar të Stambollit fundjavën e kaluar, përballë kandidatit të partisë së Erdoganit.

Kaftancioglu mund të përballet me 17 vjet burg.

Qindra vetë u mblodhën para gjykatës të premten për të mbështetur Kaftancioglun.

Gjykimi i saj u shty deri më 18 korrik.

Kryebashkiaku i ri i Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha se akuzat kundër Kaftancioglut përbëjnë "ndërhyrje politike".

"Është përpjekje për të kufizuar të drejtat dhe liritë. Unë gjithmonë do të qëndroj pranë saj", tha ai.

Kaftancioglu do të gjykohet për disa postime në Twitter, që thuhet se datojnë deri në gjashtë vjet më parë. Ajo akuzohet për "fyerje" të presidentit Erdogan dhe shtetit turk, si dhe "përhapje të propagandës terroriste".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat