Ky është favoriti për kreun e KE-së

Evropë

Ky është favoriti për kreun e KE-së

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:59
Frans Timmermans

Sipas gazetës prestigjioze britanike “Financial Times”, socialisti holandez, Frans Timmermans do të jetë në krye të Komisionit Evropian.

“Timmermans do të drejtojë KE-në, ndërsa konservator gjerman, Manfred Weber do të jetë president i Parlamentit Europian dhe francezi Francois Villeroy de Galhau në krye të Bankës Qendrore Europiane”, kjo është zgjidhja mbi të cilën po punohet për të nxjerrë nga ngërçi BE-në për pozicionet kyçe, shkruan “Financial Times” në faqen e saj në internet.

“Megjithatë kjo hipotezë që po trajtohet edhe gjatë G20-ës në Osaka mund të bjerë nëse përballet me kundërshtimin e grupit të Vishegradit”, thekson gazeta britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat