Popullata e Londrës po largohet për të jetuar në tjera vende

Evropë

Popullata e Londrës po largohet për të jetuar në tjera vende

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 21:45
ilustrim

Qytetarët e Londrës po largohen për të jetuar në qytete tjera në numra rekorde. Londra është bërë rajoni i vetëm në Angli ku më shumë qytetarë po largohen se sa po vijnë, shkruan Daily Mail.

Të dhënat të lëshuara nga Zyra për Statistika Kombëtare ka zbuluar se 340 mijë e 498 persona janë larguar nga Londra vitin e kaluar për të jetuar në vende të tjera, një rritje prej 11% nga viti paraprak.

Ndërsa pak më shumë se 100 mijë persona kanë ardhur në kryeqytet.

Arsyet thuhet se janë të ndryshme. Krimi është rritur jashtëzakonisht shumë në kryeqytetin britanik. Gjithashtu çmimi i lartë i jetesës e bën të papërballueshëm Londrën për shumë persona, duke marrë parasysh se pas vendimit për dalje nga BE’ja qyteti i Londrës ka pësuar ekonomikisht.

Londra ka diku 8 milionë e 500 mijë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat