Samit i BE: Grindje për një post

Evropë

Samit i BE: Grindje për një post

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 09:24
Kush do të jetë pasardhësi i Presidentit të Komisionit Evropian Juncker? Është ende nuk dihet

Gjetja e kompromisit për kryekomisionerin e ardhshëm duket ende e vështirë. Samiti i posaçëm i BE-së nuk po gjen një zgjidhje. Donald Tusk fton për mëngjes krerët e shteteve e qeverive të BE.

Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive duan të përcaktojnë në Bruksel Presidentin e ardhshëm të Komisionit, Presidentin e Këshillit dhe Përfaqësuesin e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) duhet të vendoset më vonë, tha presidenti francez Emmanuel Macron para fillimit të takimit. Në fund duhet të ketë një përzierje të balancuar gjeografike dhe mes burrave dhe grave.

Por kërkimi i  përfaqësuesve të rinj të BE-së është i vështirë: Pjesëmarrësit e takimit në Bruksel i ndërprenë konsultat natën duke u gdhirë e hëna, pasi më parë me orë tëra kishin biseduar për postet.

Image
Angela Merkel para samitit ne Bruksel, 30.06.2019

Meqë të 28 anëtarët e BE-së nuk mundën të binin dakord ende për një kandidat për Presidentin e Komisionit të BE, Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, vendosi të bënte bisedime më vete me secilin vend.

Me ç'duket nuk do të jetë Timmermans

Sipas disa diplomatëve të BE-së, opsioni që kryetar i Komisionit të BE-së të bëhet zëvendëskryetari i deritanishëm, socialdemokrati holandez, Frans Timmermanns, nuk është më në tryezë.  Ai mbështetej edhe nga kancelarja Angela Merkel, por jo nga evropianolindorët e Grupi të Vishegradit, Polonia, Hungaria, Çekia. Veç tyre dolën kundër edhe një sërë deputetësh konservatorë të Partive Popullore Evropiane PPE. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që konsultimet të shtyhen deri në mes të korrikut

Image
Frans Timmermans

Në bisedat e tyre me rastin e samitit G-20 në Osaka, Japoni, liderët e Gjermanisë, Spanjës, Francës dhe Holandës kishin skicuar një zgjidhje me kompromis për Timmermans. Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte folur javën e fundit edhe me shefin e Unionit Kristiansocial, Markus Söder, kryetaren e Unionit Kristiandemokrat, CDU Annegret Kramp-Karrenbauer, me vetë kandidatin kryesor të PPE-së, Manfred Weber, dhe presidentin e PPE-së, Joseph Daul, nëse, për hir të kompromisit, Weber-it mund t'i ofrohej një post tjetër, siç është posti i Presidentit të  Parlamentit ose ai i Zëvendëskryetarit të Komisionit.

Fituesi i zgjedhjeve ka përparësi

Por kancelarja gjermane ndeshi rezistencë tek një numër i madh politikanësh të PPE-së, sepse PPE-ja ishte bërë forca më e fortë në zgjedhjet evropiane. "Kush fiton zgjedhjet ka përparësi", kërkoi presidenti i Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker, vetë një kristian-demokrat. Kryetarët e qeverive nga familjet e tjera të partiake menjëherë fajësuan PPE-në për vështirësitë e takimit të Brukselit.

Image
Manfred Weber, CSU/PPE, fituesi i zgjedhjeve parlamentare të BE-së

Përveç kësaj, kundër Timmermannsit ishin edhe kryeministrat e shteteve të Vishegradit, si Poloni, Hungari dhe Republika Çeke. Këta e refuzojnë Timmermansin si të papërshtatshëm, sepse nuk e kupton Europa Lindore. Arsyeja kryesore për ta është se zëvendëskryetari i Komisionit është pro procedurave të shkeljes së marrëveshjeve të BE, që synon të zhvillojë komisioni ndaj disa shteteve që kanë shkelur shtetin ligjor, si për shembull, Polonia e Hungaria./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat