Franca ia tërheq vërejtjen Iranit për shkeljen e marrëveshjes bërthamore

Evropë

Franca ia tërheq vërejtjen Iranit për shkeljen e marrëveshjes bërthamore

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:29
Emmanuel Macron dhe Hassan Rouhani

Franca e ka paralajmëruar Iranin që të mos bëjë veprime të tjera që do ta shkelnin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore. Sidoqoftë, duket se autoritetet franceze nuk dëshirojnë ballafaqim me Iranin sa i përket kufirit për pasurimin e uraniumit.

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania po përpiqen ta ruajnë marrëveshjen bërthamore me Iranin pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi vendin e tij nga kjo marrëveshje vitin e kaluar dhe i vendosi sanksione ndëshkuese Iranit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti përkushtimin e tij për respektim të plotë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 dhe ka kërkuar nga Irani që të tërhiqet nga veprimet që e shkelin këtë marrëveshje.

Vendimi i Iranit për tejkalimin e kufizimeve për pasurim të uraniumit është test serioz për diplomacinë evropiane pasi zyrtarët francezë, britanikë dhe gjermanë kanë premtuar se do ta japin një përgjigje të fuqishme diplomatike, nëse Irani përfundimisht e shkel marrëveshjen.

Shtetet evropiane, të cilët e kishin kundërshtuar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga traktati bërthamor, janë zotuar se do ta vazhdojnë respektimin e tij dhe kanë kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe Irani, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat