Emërimet në BE: Merkel kërkon kompromise nga të gjithë

Evropë

Emërimet në BE: Merkel kërkon kompromise nga të gjithë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:36
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

Liderët e Bashkimit Evropian po vazhdojnë konsultimet maratonike, për emërimin e udhëheqësve të institucioneve kryesore të bllokut 28 anëtarësh.

   

Mospajtime të thella po i shoqërojnë këto diskutime, pjesërisht për shkak të rivalitetit të Francës dhe Gjermanisë për emrat e rinj, dhe poashtu për shkak të mospajtimeve brenda grupeve politike që janë të përfaqësuara në parlamentin evropian.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi të martën, se të gjithë duhet të bëjnë kompromise gjatë procesit të emërimit të udhëheqësve të rinj të institucioneve të BE-së.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë, se duhet të zhvendosen pak nga pozicionet. Pastaj do të ketë një mundësi për të arritur marrëveshje”, tha Merkel, transmeton REL.

Liderët e BE-së, nuk arritën të zgjidhnin emrin e kandidatit për të kryesuar Komisionin Evropian, organin kryesor ekzekutiv të BE-së, pas diskutimeve që kanë filluar të dielën në Bruksel. Disa përfaqësues të vendeve anëtare kanë thënë se një vendim mund të merret gjatë ditës së martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat