Tusk: Ekipi i ri i BE-së nuk ndryshon situatën për Brexit

Evropë

Tusk: Ekipi i ri i BE-së nuk ndryshon situatën për Brexit

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:26
Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh i sigurt se ekipi i ri i BE-së do t’i kundërvihet çdo rinegocimi të marrëveshjes së Brexit.

“Jam absolutisht i sigurt që drejtuesit e rinj të institucioneve do të jenë gjithashtu koherent sa ne për sa i përket marrëveshjes së tërheqjes dhe të disponibilitetit tonë për të diskutuar për marrëdhënien e ardhshme me Londrën”, deklaroi Tusk për median.

Marrëveshja e tërheqjes që BE-ja refuzon të rinegociojë u kundërshtua tre herë nga Parlamenti Britanik dhe rrezikohet që Britania e Madhe të largohet nga Unioni pa një marrëveshje./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat