Brenda objektit 1.5 miliardë dollarësh, që mbron botën nga rrezatimi i Çernobilit

Evropë

Brenda objektit 1.5 miliardë dollarësh, që mbron botën nga rrezatimi i Çernobilit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:00
ilustrim

Reaktori numër 4 i centralit bërthamor në Çernobil të Ukrainës kishte shpërthyer më 26 prill të vitit 1986, duke shkaktuar vdekjen e parakohshme të 4 mijë persona dhe qindra mijëra tjerë kishin braktisur shtëpitë e tyre nga frika e rrezatimit. E dëmet materiale vlerësohen të jenë qindra miliarda dollarë.

Ky shpërthim kishte bërë që të krijohen re me rrezatim të nivelit të lartë që qarkullonin mbi këtë zonë, por edhe në Bjellorusi e më vonë në disa pjesë tjera të Evropës.

Për të parandaluar  rrjedhjen e mbetjeve bërthamore që vlerësohet të jetë  mbi 200, është ndërtuar një objekt i ri që nuk lejon rrjedhjen e kësaj materie shumë të rrezikshme.

Qysh në vitin 2016, një projekt ndërkombëtar kishte filluar iniciativën për ndërtimin e një objekti i njohur si “New Safe Confinement” për të mbrojtur nga substancat radioaktive.

Ajo kishte për qëllim që të sigurohet që të mos ketë rrjedhjeve të mbetjeve radioaktive, kurse qeveria ukrainase pritet së shpejti të marr kontrollin e plotë mbi këtë strukturë të punuar nga hekuri dhe betoni.

Bëhet fjalë për një objekt 108 metra të gjatë i përbërë nga 36 mijë ton hekur dhe beton, që shërben si sarkofag për mbetjet radioaktive. Raportohet se ndërtimi i saj ka kushtuar hiq më pak se 1.5 miliardë dollarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat