Ministri gjerman porosi ballkanasve: Luftoni korrupsionin pastaj flasim për anëtarësim

Evropë

Ministri gjerman porosi ballkanasve: Luftoni korrupsionin pastaj flasim për anëtarësim

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:06
Peter Altmaier

Peter Altmaier kishte rekomandime të rënda për shtetet e Ballkanit, luftën kundër korrupsionit e përcaktoi si kushtin kryesor për hyrje në bllokun e evropian.

Si pjesëmarrës i konferencës për Ballkanin Perëndimor, në Poznan të Polonisë, Ministri i Çështjeve të Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmair kishte rekomandime për reforma të rënda në Ballkan, veçanërisht për ato shtete që duan anëtarësimin në BE. Ai ka thënë “Ne nuk na duhet vetëm më shumë tolerancë në shtetet Ballkanit, na duhen shtete të sigurta në sundimin e ligjit, duhen gjykata të pavarura”. Gjithashtu, ministri gjerman e bëri të qartë se tema e bisedimeve mund të jetë vetëm një tani për tani, ai tha “korrupsioni duhet luftuar. Për këtë do të bisedonin me gjithë qejf”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ishte mjaft i ashpër me anëtarësinë e BE’së rreth proceseve të përzgjedhjes së udhëheqjes së re e po ashtu siç kishte deklaruar edhe më parë e kundërshtoi zgjerimin e BE’së në Ballkan.

Gjermania ishte shteti që nisi diskutimin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE në vitin 2014.

Përparimi drejt BE’së varet prej suksesit të zhvillimeve demokratike në shtetet e Ballkanit. Altmaier ka thënë edhe se “edhe ne do të shihnim një përfitim ekonomik gjithashtu, tregtia mes Serbisë dhe BE’së është dyfishuar në katër vitet e fundit”.

Kjo do të shtohej edhe më nëse shtetet tjera do të anëtarësoheshin, shtoi ministri Altmaier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat