Samiti i Poznan/ Ministrja italiane e mbrojtjes e qartë: Korrupsioni në Ballkan, i dëmshëm dhe problematik

Evropë

Samiti i Poznan/ Ministrja italiane e mbrojtjes e qartë: Korrupsioni në Ballkan, i dëmshëm dhe problematik

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:37
Elisabetta Trenta

Ministrja italiane e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta,  pjesëmarrëse në Samitin e Poznan, qëllimi i të cilit është të favorizojë stabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë në integrimin e këtyre vendeve drejt integrimit evropian, është shprehur gjatë fjalës së saj vuri theksin mbi problemin real, që sipas saj është korrupsioni në shtetet e Ballkanit.

"Korrupsioni është i dëmshëm për zhvillimin industrial, ngadalëson rritjen ekonomike,  ndryshon konkurrencën midis kompanive dhe dekurajon investimet dhe inovacionin duke ulur efiçencën dhe produktivitetin në të njëjtën kohë duke shkaktuar humbjen e parave publike, duke devijuar burimet ekonomike nga alokimi i tyre korrekt ", u shpreh Trenta.

Më tej, ministrja italiane shtoi se, "efektet e korrupsionit penalizojnë kryesisht njerëzit më të varfër, një menaxhim më i kujdesshëm dhe i barabartë i burimeve do të favorizonte klasat më të dobëta dhe të gjithë sistemin në tërësi".

Procesi i Berlinit është një nismë e nisur nga Gjermania në vitin 2014 me qëllim mbështetjen dhe lehtësimin e perspektivës për integrimin evropian të vendeve të rajonit.

Në samitin e sotëm mori pjesë edhe kryeministri ynë Edi Rama, i cili u injorua në disa raste nga kancelaria gjermane Angela Merkel, e cila e përjashtoi edhe nga konferenca e përbashkët.

Për më tepër, në një kohë kur vendet fiqnje përfituan disa projekte me vlerë disa dhjetëra milionë euro, Shqipëria doli me duart bosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat