Po shihte yjet, kur guri u shkëput dhe e zuri poshtë

Evropë

Po shihte yjet, kur guri u shkëput dhe e zuri poshtë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:49
Sandra Amoros

Një 24-vjeçare humbi tragjikisht jetën në një prej plazheve më të famshme të Majorkës, pasi u zu poshtë nga një gur i madh.

Sandra Amoros dhe Adelardo Contador ishin ulur në një gur në Cala Vinyes, në Lindje të Spanjës, duke parë yjet. Ata punonin si kamarierë në një lokal aty pranë dhe sapo kishin mbaruar turnin.

Papritur guri ku po qëndronin u shkëput duke i zënë dy të rinjtë poshtë.

Image

Adelardo, i cili i mbijetoi ngjarjes, tregoi për mediat vendase se gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Ishim ulur në gur dhe pa e vënë re, ai na kishte zënë poshtë”.

Guri, sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, peshonte rreth gjysmë toni. Sandra gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Adelardo mbeti i ngecur pranë saj.

Ndonëse në dhimbje të tmerrshme, 25-vjeçari arriti të merrte në telefon emergjencën, që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat