Momenti i shpërthimit të vullkanit në Itali që terrorizoi turistët

Evropë

Momenti i shpërthimit të vullkanit në Itali që terrorizoi turistët

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:17
Vullkani në Itali që terrorizoi turistët

Të mërkurën u riaktivizua vullkani Stromboli në ishull në Itali, nga shpërthimi i të cilit humbi jetën një pushues 35-vjeçar. Pamjet e reja të publikuara në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit të vullkanit.

Video është filmuar nga një jaht që po lundronte pranë ishullit. Hiri vullkanit “pushtoi” qiellin, ndërsa llava shkaktoi zjarr në zonat përreth kraterit.

Turistët dëgjohen të frikësuar dhe duke bërtitur. Disa prej tyre u hodhën nga det nga frika e llavës vullkanike. Në ndihmë të tyre shkoi roja bregdetare italiane. Rreth 1 mijë turistë u evakuuan nga ishulli. Banorët lokalë thanë se riaktivizimi i vullkanit ishte një nga shpërthimet më të mëdha.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat