Panik rrugëve të Spanjës, tre veta lëndohen rëndë në ditën e parë të festivalit me dema - Bota Sot
Panik rrugëve të Spanjës, tre veta lëndohen rëndë në ditën e parë të festivalit me dema

Evropë

Panik rrugëve të Spanjës, tre veta lëndohen rëndë në ditën e parë të festivalit me dema

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:37
Pamje nga video

Tre persona janë lënduar rëndë gjatë ditës së parë të festivalit spanjoll të vrapimit me dema, në pjesën veriore të vendit, në qytetin Pamplona, gjatë ditës së shtune.

Njëri nga ata ishte vendosur në një ambulancë menjëherë dhe ishte dërguar në spital. Këto lëndime ishin bërë gjatë periudhës 2 minuta e 41 sekonda, sa edhe demat vrapuan rrugëve të ngushta të qendrës së qytetit, raporton Euronews.

Vrapuesit, të cilët ishin të veshur në të bardha, u mblodhën për ta shënuar festën tradicionale të vrapimit me dema.

Në total, 53 persona u lënduan. Vrapuesit zakonisht marrin lëndime gjatë vrapimit me dema, por fatmirësisht, këtë vit nuk ka pasur asnjë vdekje.

Ndërsa gjatë ditës së premte, shumë persona kishin protestuar rrugëve të qytetit, për shkak të keqtrajtimit që i bëhen kafshëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...