Tronditet Serbia: Gruaja shtatzënë vret vjehrrën me thikë dhe pirun - Bota Sot
Tronditet Serbia: Gruaja shtatzënë vret vjehrrën me thikë dhe pirun

Evropë

Tronditet Serbia: Gruaja shtatzënë vret vjehrrën me thikë dhe pirun

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:41
Kristina Kulcar, 31 vjeçe, e cila ishte gjashtë muajshe shtatzënë, sulmoi vjehrrën e saj Iboja Varga, 59 vjeçe, në oborrin e shtëpisë së tyre

Një grua shtatzënë u arrestua nga policia për vrasjen e vjehrrës së saj me pirun, teksa po shërbente drekën. Kur i shoqi hyri në shtëpi, u shokua nga skena, ndërsa gruaja duke qeshur i tha, “vrava nënën tënde”.

Krimi tronditës ndodhi të mërkurën që lamë pas në fshatin e Poljanice, në veri të Serbisë, ku sipas mediave vendase, Kristina Kulcar, 31 vjeçe, e cila ishte gjashtë muajshe shtatzënë, sulmoi vjehrrën e saj Iboja Varga, 59 vjeçe, në oborrin e shtëpisë së tyre.

Sipas policisë, Kristina e kishte tërhequr gruan në pjesën e pasme të shtëpisë, para se ta vriste e thikë, por më pas teksa Iboja tentoi që të arratisej, ajo rrëmbeu një pirunin dhe e vrau.

Image

I shoqi, Zoltan Varga, 41 vjeç ishte në punë kur u lajmërua mbi gjithë sa ka ndodhur.

“U ktheva në shtëpi nxitimthi, pashë Kristinën dhe dy fëmijët tanë 2 dhe 4 vjeç, dhe e pyeta se çfarë kishte bërë, dhe ajo mu kthye duke buzëqeshur, ‘Vrava nënën tënde’. Mora fëmijët dhe i thashë se ishte e kotë të arratisej pasi policia ishte lajmëruar. Ime më kishte goditje me thikë në kurriz, ndërsa plagë fatale i kishte me pirun në pjesën e fytit”, tregon Varga.

Ai shton se para se të ikte për në punë, i kishte lënë duke biseduar qetësisht dhe duke pirë kafe, ndërsa po diskutonin se çfarë duhet të gatuanin, ku pikërisht për këtë çështje dyshohet të ketë lindur sherri.

Po ashtu ai tregon se e shoqja ishte shtruar tre herë në spitalin psikiatrik në periudha të ndryshme, por se ishte kthyer në shtëpi, për shkak të shtatzënisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...