BE jashtëzakonisht i shqetësuar rreth pasurimit të uraniumit nga Irani

Evropë

BE jashtëzakonisht i shqetësuar rreth pasurimit të uraniumit nga Irani

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:19
Iran

Bashkimi Evropian sot tha se ishte "jashtëzakonisht i shqetësuar" nga njoftimi i Iranit për pasurimin e uraniumit mbi nivelet e miratuara ndërkombëtarisht.

BE i bëri thirrje Teheranit që të "ndalojë dhe të rivendosë" çdo veprim që është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të fuqive botërore me Republikën Islamik.

Irani ka kaluar kufirin prej 3.67 për qind të pasurimit të uraniumit, një kufizim i vendosur nga marrëveshja bërthamore me fuqitë botërore në 2015, tha zëdhënësi i Organizatës të Energjisë Atomike të Iranit, Behruz Kamalwandi.

Ai tha se "tani për tani nuk kërkohet pasurimi i uraniumit deri në 20 për qind", por se Teherani do ta bëjë atë "nëse dëshiron".

Agjencia AP tha se Teherani deri tani ka pasur uranium deri në 4.5 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat