Ky është objekti më i rrezikshëm në Çernobil, është tepër radioaktiv

Evropë

Ky është objekti më i rrezikshëm në Çernobil, është tepër radioaktiv

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 14:47
Ilustrim

E vendosur në pyjet e periferisë së qytetit të braktisur, Pripyat, “kthetra” është një objekt që u braktis nga njerëzit pas katastrofës së Çernobilit dhe kurrë nuk u zhvendos nga ai vend.

“Kthetra” është një pjesë e madhe e makinerisë së rëndë, e cila ishte ngjitur në një vinç dhe ishte përdorur disa javë pas katastrofës së vitit 1986 në Ukrainë. Ajo ishte përdorur për të kapur grafit dhe material që kishte shpërthyer nga reaktori bërthamor.

Kur u nxor nga përdorimi, kjo pjesë makinerie u largua nga vinçi. Ajo tashmë është një ndër reliktet më radioaktive të atij incidenti dhe punëtorët nuk dinin se ku ta vendosnin atë. Pasi ishte shumë e rrezikshme për t’u dërguar diku tjetër, ata e fshehën pajisjen në thellësi të një pylli, duke shpresuar se askush nuk do ta gjejë.

Vetëm disa persona ishin të informuar për vendin ku ndodhej pajisja dhe vështirë se ndokush kërkon leje për të shkuar atje.

Sidoqoftë, arkeologu australian, Robert Maxwell, ka qenë dy herë në Çernobil dhe tregon se sa e rëndësishme ka qenë puna e kryer me këtë pjesë të makinerisë.

“Kur reaktori numër katër i Çernobilit shpërtheu, ai liroi material radioaktiv. Masa 6 deri 10 tonëshe e kulmit të reaktorit ishte hedhur në ajër nga fuqia e shpërthimit dhe më pas ishte vendosur në pozitë vertikale në gropën e krijuar. Kjo pajisje është përdorur për ta larguar materialin radioaktiv, prandaj është shumë e kontaminuar”, tha ai.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 75 mijë persona e kanë vizituar Çernobilin vitin e kaluar, ndërsa këtë vit pritet që kjo shifër të shkojë në 100 mijë, shkruan “Ladbible”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat