Deutsche Bank nisi të shkarkojë punëtorë nga Sidnej deri në Londër, në valën e parë të pushimeve nga puna.
Zyrtarë të bankës gjermane njoftuan se deri në vitin 2022 do të shkarkojnë 18,000 punëtorë – që i bie rreth një e pesta e stafit – në kuadër të ristrukturimit.
Në Sidnej, Hong Kong dhe vende të tjera në Azi, ku Deutsche Bank renditet ndër 10 bankat më të mira, disa bankierë thanë se të gjitha ekipet e shitjeve dhe tregtisë janë larguar.
Gjithashtu edhe në Londër u shkarkuan puntorë.
Shefi ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Seëing, tha se humbja e vendeve të punës “është e dhimbshme, por e pashmangshme për të siguruar suksesin afatgjatë” të bankës.
Një zëdhënës i bankës tha se qëllim është zvogëlimi i vëllimit të investimeve bankare dhe se ky ndryshim do ta bëjë bankën më të fuqishme.
Banka njoftoi se ristrukturimi do të përfshijë zvogëlimin e fuqisë punëtore nga 91,000 sa është aktualisht, në rreth 74,000 vetë deri në vitin 2022.
Deutsche Bank është goditur rëndë nga kriza financiare, dhjetë vjet më parë.