Kroacia do ta ndërrojë valutën shtetërore - Bota Sot
Kroacia do ta ndërrojë valutën shtetërore

Evropë

Kroacia do ta ndërrojë valutën shtetërore

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:11
Ilustrim

Kroacia zyrtarisht ka aplikuar që të i bashkohet Eurozonës.

Ministri i Financave të Kroacisë dhe Banka Qendrore kroate kanë dërguar një letër të aplikimit shefit të Komisionit Europian për euro, Valdis Dombrovskis dhe presidentit të Bankës Qendrore të Europës, Mario Draghi.

Kroacia pritet të i futet një procesi që do të zgjasë dy vite që quhet ndryshe edhe ERM.

ERM do i japë Bankës Qendrore të Europës kontrollin përmbi politikën monetare dhe vlerat e ndërrimit të valutave me qëllim që të mbajë kunën e Kroacisë në një vlerë konstante me euron.

Eurozona ka 19 anëtarë brenda Bashkimit Europian. Ndërkohë përveq Kroacisë edhe Bullgaria shpreson që të ndërrojë valutën e saj dhe të bëjë Euro-n si valutë shtetërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...