Presidenti i Ukrainës i kërkon takim sy me sy Putinit

Evropë

Presidenti i Ukrainës i kërkon takim sy me sy Putinit

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:36
Volodymyr Zelenskiy, Vladimir Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta lidhur me çështje të ndryshme.

Përmes një videoje të publikuar të martën në rrjetin social, Facebook, Zelenskiy tha se ai është i gatshëm të zhvillojë negociata me Vladimir Putinin në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

“A kemi nevojë të bisedojmë? Po. Të diskutojmë për atë se kujt i takon Krimea dhe kush nuk është në Donbas”, tha Zelenskiy, duke shtuar se dëshiron që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe të jenë të pranishëm në këtë takim.

Ai tha më vonë se Ukraina është duke lëvizur përpara drejt arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm. Gjatë një samiti me liderët kryesorë të Bashkimit Evropian, Zelenskiy kishte thënë se paqja në Ukrainë mund të rikthehet vetëm përmes negociatave diplomatike.

“Duma ta ndalim këtë luftë dhe duam ta kthejmë paqen në Ukrainë, por kjo mund të arrihet vetëm përmes një arme – diplomacisë”, tha ai.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha para gazetarëve në Moskë se Kremlini do ta shqyrtojë thirrjen e Zelenskiy-t për bisedime me presidentin rus, por shtoi se nuk është i përgatitur për të dhënë përgjigje të plotë për këtë çështje tash për tash, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat