Mësuesit e akuzuan gabimisht për maicën e ISIS-it, 11-vjeçari fiton 3500 funte si dëmshpërblim

Evropë

Mësuesit e akuzuan gabimisht për maicën e ISIS-it, 11-vjeçari fiton 3500 funte si dëmshpërblim

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një nxënës i një shkolle fillore në Londër është dëmshpërblyer me një shumë të hollash pre 3500 funtesh pasi shkolla e akuzoi gabimisht atë për përkrahje të ISIS-it përmes mbishkrimit në maicë.

Djaloshi, emri i të cilit nuk është bërë publik, kishte shkuar në shkollën e tij në Londrën lindore me një maicë ku shkruante: “Dua të bëhem si Abu Bakr al-Siddique”.

Abu Bakr al-Sidique është një figurë e njohur në Islam. Ai është lindur në vitin 583 dhe ishte njerku i profetit Muhamed.

Al-Sidique është shumë i dashur nga besimtarët myslimanë, sepse e shpenzonte pasurinë e tij për të blerë skllevër nga pronarët e tyre mizorë dhe i linte të jetojnë të lirë.

Sidoqoftë, mësuesit e djaloshit menduan se ky emër i referohej Abu Bakr al-Baghdadit, liderit ekstremist të ISIS-it, i cili tashmë është personi më i kërkuar në botë.

Nëna e djaloshit tha se atij i është tërhequr vërejtja nga punëtorët social dhe se i kanë folur rreth deradikalizimit.

Familja e tij thonë se fëmija i tyre është dëmtuar nga ky incident dhe tashmë ka më shumë turp në shkollë dhe po ngurron të flasë.

Këshilli i pjesës lindore të kryeqytetit britanik e ka dëmshpërblyer fëmijën me 3500 funte për shkak të shkeljes së Dekretit për të Drejtat e Njeriut të vitit 1988, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat