Merkel dridhet për herë të tretë

Evropë

Merkel dridhet për herë të tretë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:23
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë sot duke u dridhur gjatë takimit me kryeministrin finlandez Anthony Reney, që është hera e tretë e dridhjeve gjatë muajve të kaluar.

Trupi i Merkelit dridhej ndërsa qëndroi me Rine gjatë nderimeve ushtarake në mbërritjen e tij.

Kancelarja gjermane nuk ishte mirë më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë.

Merkel atëherë iu ofrua një gotë ujë që ajo e refuzoi.

Pas gjysmë ore Merkel erdhi në parlament dhe dukej mirë.

Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë.

Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.

Pas intonimit të himnit, ai ndihej më mirë.

Në fund të Samitit dyditor të G20 në Osaka, Merkel (65) tha se i kupton pyetjet e gazetarëve për shëndetin e saj, por theksoi se ajo ndjehej mirë.

"Unë jam mirë", tha Merkel në Osaka.

Ajo shtoi se ishte e bindur se reagime të tilla "vijnë dhe shkojnë".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat