Leyen: Dera e BE të mbetet e hapur për Ballkanin

Evropë

Leyen: Dera e BE të mbetet e hapur për Ballkanin

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 13:45
Ursula von der Leyen

Kandidatja për presidentin e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi sot në Bruksel se dera e BE-së duhet të mbetet e hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha në një takim me deputetët evropianë se fokusi i vëmendjes së saj do të jetë promovimi i sundimit të ligjit, konkurrencës, digjitalizimit dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike.

"Bashkimi Evropian bazohet në parime," tha ajo, duke përvijuar prioritetet e politikës së saj të ardhshme, për herë të parë që kur u propozua për president të KE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat