Ursula von der Leyen: E gatshme t’i jap më shumë kohë Londrës për Brexit

Evropë

Ursula von der Leyen: E gatshme t’i jap më shumë kohë Londrës për Brexit

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 19:54
Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen, kandidate për presidencën e Komisionit Evropian, u shpreh të mërkurën e gatshme t’i japë më shumë kohë Britanisë së Madhe për daljen nga BE-ja nëse Londra do e kërkojë, gjatë pyetjeve nga grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian.

“Nëse Britania e Madhe ka nevojë për më shumë kohë, jam dakord për t’i dhënë më shumë kohë”, deklaroi ajo duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeteje britanike.

“Një Brexit pa marrëveshje do të ishte katastrofik”, theksoi Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat