Nuk po e gjenin hajdutin, por liroi gazra aq zhurmshëm dhe ra në dorë të policisë

Evropë

Nuk po e gjenin hajdutin, por liroi gazra aq zhurmshëm dhe ra në dorë të policisë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Zbatuesit e ligjit në Misuri ishte në gjendje të “nuhasin” vendndodhjen e një personi të kërkuar për një substancë narkotike gjatë fundjavës, pasi i dyshuari liroi gazra aq shumë saqë u largua nga ku po fshihej, thanë zyrtarët.

Departamenti i Clay County Sherriff postoi në Facebook për të treguar se si gazrat luajtën rol në arrestimin jashtë ‘City of Liberty’.

“Nëse kanë lëshuar urdher-arresti për ju, policia janë duke iu kërkuar dhe ju lëshoni gazra aq shumë sa që hiqni dorë nga vendi ku po fshiheni, definitivisht keni pasur ditën më të keqe të jetën tuaj #KaNdodhur”, shkroi zyra e shefit të policisë nga Departamenti i Missouri-t.

Zyrtarët nuk kanë treguar në lidhje me emrin apo ndonjë detaj tjetër për të dyshuarin.

Pavarësisht kësaj, ata tutje bënë të ditur se nuk ka pasur ndonjë të lënduar përgjatë përndjekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat