BE-ja paralajmëron masa ndaj Turqisë - Bota Sot
BE-ja paralajmëron masa ndaj Turqisë

Evropë

BE-ja paralajmëron masa ndaj Turqisë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:21
Ilustrim

Bashkimi Evropian është i vendosur të kufizojë kontaktet dhe fondet ndaj Ankarasë, si hakmarrje ndaj asaj që BE-ja e quan “shpime të paligjshme” të Turqisë, për gaz dhe naftë jashtë Qipros.

   

Shpimet turke, BE-ja i sheh si ndërhyrje në zonën ekonomike ekskluzive të Qipros.

BE-ja është gati të shtojë më tej masat ndaj Turqisë, thuhet në deklaratën të cilën e ka parë agjencia Reuters.

“Pavarësisht nga synimet tona për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, pëshkallëzimi i vazhdueshëm i saj dhe sfidimi ndaj sovranitetit të shtetit tonë anëtar Qipros, në mënyrë të pashmangshme do ta detyrojë BE-në të përgjigjet në solidaritet të plotë”, tha të mërkurën, Donald Tusk, president në largim i Këshillit Evropian.

BE-ja kishte paraparë t’i jepte Turqisë 4.45 miliardë euro për të realizuar reforma politike, dhe në fusha tjera, në mënyrë që të përgatitej për një anëtarësim të mundshëm në bllok.

Por, vitin e kaluar, Brukseli tërhoqi 175 milionë euro në shenjë proteste ndaj asaj që e shihte si përkeqësim të të drejtave të njeriut në Turqi.

BE-ja ka thënë se Ankaraja nën udhëheqjen e presidentit, Reccep Tayyip Erdogan, po largohet nga blloku evropian.

Por, ndërsa blloku ka nevojë për Turqinë në çështje të tilla si siguria dhe migracioni, një diplomat i BE-së i përfshirë në diskutimet e fundit, tha për Reuters, se çdo sanksion i ardhshëm do të ishte i kufizuar.

“Mos prisni ndonjë sanksion të gjerë ekonomik”, theksoi ai.

Ankaraja, të mërkurën kundërshtoi kritikat e Greqisë dhe BE-së se shpimet turke jashtë Qipros ishin të paligjshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...