U dhunua në mënyrë barbare nga i dashuri: Ndjej vidat në kokë

Evropë

U dhunua në mënyrë barbare nga i dashuri: Ndjej vidat në kokë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 22:18
Megan McPartlin

Një adoleshente britanike është lënë me kafkë të thyer dhe dëmtim të përhershëm të trurit, pasi i dashuri i saj e rrahu në mënyrë barbare. Megan McPartlin, 18 vjeçe, ka folur për plagët e tmerrshme të shkaktuara nga ish- i saj Aaron Worthington, 23 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi për festat e fundvitit teksa ata ishin duke festuar në momentin kur Aaron e goditi. Megan ra pa ndjenja në tokë dhe mori disa plagë në kokë, dëmtime në syrin e djathtë si dhe mpiksje gjaku në tur.

U deshën 5 orë kohë që kirurgët të hiqnin copat e kafkës së saj të thyer dhe ta zëvendësonin atë me një pllakë metalike, duke shpëtuar jetën e saj. Shtatë muaj më vonë, ajo thotë se ende ka ende dhimbje dhe ndjen vidat metalike në kokën e saj.

Ajo beson se është ‘me fat që është gjallë’, por dëshiron që viktimat e tjera të marrëdhënieve abuzive të dinë se ‘ka dritë në fund të tunelit’. Duke kujtuar sulmin brutal në shtëpinë e tyre në Chorley, Lancashire, ajo i tha Metro.co.uk: ‘Ishte ora 5:00 e ditës së Vitit të Ri (31 Dhjetor) dhe ne do festonim. Ai më goditi me një mjet të fortë dhe më pas nuk mbaj mend gjë. Nuk më dërgonte në spital, pasi mendonte se nuk kisha asnjë gjë. Ishte fqinji im ai që mori ambulancën në telefon”, ka rrëfyer ajo.

Image

Worthington është arrestuar disa orë më vonë pasi familja e Megan telefonoi policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat