I dashuri rreh egërsisht adoleshenten shtatzënë, e detyron të pijë detergjent

Evropë

I dashuri rreh egërsisht adoleshenten shtatzënë, e detyron të pijë detergjent

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:09
Ilustrim

Rrahën egërsisht dhe tentuan që të detyronin të abortonte një vajzë 17-vjeçare.

I dashuri i saj, Harief Pearson, nga Londra, Angli bashkë me dy shokët e tij rrahën egërsisht adoleshenten dhe e detyruan që të pijë detergjent, me shpresën se do i shkaktonin abort.

Gjithçka pasi babai i foshnjës, nuk donte të bëhej me fëmijë. Duket se 17-vjeçarja kishte vendosur të ndahej nga i dashuri 20 vjeç, pasi ai i kishte kërkuar të abortonte.

Pas një debati në telefon dhjetorin e lënë pas, tre të rinjtë shkuan në shtëpinë e vajzës dhe nisën që ta rrahin, duke e goditur me shkelma në bark, vetëm që ajo të ndërpriste shtatzëninë.

Kur kuptuan se nëna e së resë po kthehej në shtëpi, u larguan, duke e lënë të dëmtuar në tokë dhe duke e kërcënuar me vdekjen, nëse e denonconte ngjarjen në polici. Gruaja e çoi të bijën në spital dhe aty tregoi gjithë sa kishte ndodhur.

Kjo çoi në arrestimin e të dyshuarve pas ngjarjes së dhjetorit të kaluar, ndërsa këtë të mërkurë u dënuan me nga 10 vite burg.

Fatmirësisht si pasojë e dhunës fëmija nuk pësoi dëmtime, duke bërë që vajza ta çojë deri në fund shtatzëninë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat