Paris, protestojnë “Jelekzinjtë”/ Emigrantët pa dokumente kërkojnë statusin dhe strehim

Evropë

Paris, protestojnë “Jelekzinjtë”/ Emigrantët pa dokumente kërkojnë statusin dhe strehim

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:56
Foto

Qindra emigrantë pa dokumenta protestuan pranë Panteonit, në Parisin qendror, duke okupuar kompleksin memorial me kërkesat për bisedime, me autoritetet, për rregullimin e statusit të tyre.

Rreth 700 emigrantë dhe mbështetës së tyre morën pjesë në demonstrim. Ata thërrisnin “jelekëzinjtë-jelekëzinjtë” dhe këndonin në kor, “çfarë duam ne? Dokumenta!”.

Të ashtuquajturit jelekëzinj, janë një organizatë emigrantësh, me qendër në Paris dhe e kanë marrë emrin nga lëvizja anti-qeveritare e jelekëverdhëve.

Ndërsa protestuesit hynë në Pantheon, vendin ku gjenden varret e personaliteteve të mëdha jo ushtarake të Francës, si Volter, Viktor Hygo, Emil Zola, turistët u evakuan.

Jashtë Pantheonit, qindra të tjerë ishin mbledhur po ashtu, nën vëzhgimin e policisë.

Në një deklaratë, protestuesit jelekëzinj nënvizonin se ata donin dokumenta dhe strehim për të gjithë dhe e përshkruanin veten si të padokumentuar, të pa zë dhe të pa fytyrë në republikën franceze.

“Nuk duam të negociojmë më me Ministrin e Brendshëm dhe zyrtarët e tij, ne duam të flasim tani me Kryeministrin” – shkruanin ata.

Protestuesit qëndruan në monument për disa orë para se të evakuoheshin. Burime policore thanë se ishin kryer 37 arrestime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat