Stuhi dhe breshër, anulohen fluturimet në Gjermani

Evropë

Stuhi dhe breshër, anulohen fluturimet në Gjermani

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:48
Moti i keq godet disa rajone të Gjermanisë

“Gurë nga qielli” është shprehja që i përshtatet breshërit të rënë orët e fundit në rajonet qëndrore të Gjermanisë. Pamjet i takojnë një qyteze pranë Frankfurtit, ku breshëri pushtroi rrugët dhe i shndërroi për disa orë në lumenj.

Ashtu si në Europën jugore, moti i thatë dhe i nxehtë i la vend stuhive të shiut që përmbytën rrugë e banesa e thyen qindra pemë në rajone të Gjermanisë Qëndrore dhe Jugore.

Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë qindra banorëve të bllokuar mes përmbytjeve, që fatmirësisht nuk lënduan askënd. Brenda 2 orësh, vetëm në rajonin e Hessenit, niveli i ujit arriti në rreth 1 metër. Autoritetet anuluan 1560 fluturime në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi në Gjermani, një situatë që preku 230 mijë udhëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat