Një “njeri fluturues” në paradën e 14 korrikut në Francë

Evropë

Një “njeri fluturues” në paradën e 14 korrikut në Francë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:27
Foto nga rasti

Kampioni i botës në “jet-ski”, francezi Franky Zapata dhuroi sot një spektakël futurist marramendës në paradën tradicionale të 14 korrikut në Paris duke fluturuar, me pushën në dorë, në një lartës prej dhjetëra metrash nga sipërfaqja e tokës mbi një “Flyboard”, një pajisje që e ka krijuar vetë, sipër bulevardit “Champs-Elysees”.

Kjo platformë fluturuese që ngrihet nga pesë reaktorë me ajër, do të mundësojë testimin e përdorimeve të ndryshme, si për shembull një platformë logjistike fluturuese ose një platformë sulmuese për ushtarët, kishte komentuar me herët ministrja e Ushtrive, Florence Parly për “France Inter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat