Bankënota e re 50 funte – për herë të parë fytyra e një homoseksuali në paranë britanike

Evropë

Bankënota e re 50 funte – për herë të parë fytyra e një homoseksuali në paranë britanike

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:10
Alan Turing

Fytyra e re e bankënotës 50-funteshe në Britani të Madhe do ta ketë fytyrën e Alan Turing, ka njoftuar guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney.

Alan Turing, është një matematikan i cili ndihmoi Britaninë e Madhe që t’i thyej kodet e komunikimit të nazistëve.

Ai është përshkruar si “një matematikan i mrekullueshëm puna e së cilit ka ndikim të madh për jetën që ne sot e jetojmë” thuhet nga Carney, kur e bëri njoftimin në Muzeun e Shkencës dhe Industrisë në Manchester.

“Si babai i shkencës kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, gjithashtu si një hero, kontributet e Alan Turing kanë hapur rrugët. Turing është një gjigand në krahët e së cilit shumë veta qëndrojnë” tha ai.

Turing, pas luftës ishte dënuar për një lidhje me një mashkull, për shkak se homoseksualiteti ishte i ndalueshëm në atë kohë. Krim i cili më vonë u fal nga mbretëresha Elizabeth.

Si një matematikan, ai ka lënë gjurmë të mëdha në sistemet e kodimit si dhe në krijimin e kompjuterëve modern. Ai njihet më së shumti për arritjen e tij më të madhe, thyerjen e kodeve të komunikimit të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjithashtu pati rol të madh në zhvillimin e kompjuterit të parë që u përdor në Laboratorin Kombëtar të Fizikës, e më vonë edhe në Universitetin e Manchesterit, raporton Mirror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat