Policia italiane, konfiskon sasi të madhe armësh – të arrestuarit kishin tentuar ta shesin raketën ajër-ajër përmes WhatsApp - Bota Sot
Policia italiane, konfiskon sasi të madhe armësh – të arrestuarit kishin tentuar ta shesin raketën ajër-ajër përmes WhatsApp

Evropë

Policia italiane, konfiskon sasi të madhe armësh – të arrestuarit kishin tentuar ta shesin raketën ajër-ajër përmes WhatsApp

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:43
Foto

Policia italiane ka arrestuar tre meshkuj, në mesin e të cilëve edhe një që ka lidhje me partinë politike neofashiste, pasi që ka arritur të konfiskojë një sasi të madhe të armëve, përfshirë një raketë ajër-ajër si dhe materiale me simbole naziste.

Policia ka bërë të ditur se ky zbulim është si rezultat i një hetimi disa mujor pasi kishin përcjell italianët që kishin marrë pjesë në luftë në lindje të Ukrainës.

Ata kanë gjetur raketë ajër-ajër të tipit Matra Super 530 F, prodhim francez. E pas kontrollit të detajuar, është konstatuar se armët janë në gjendje të mirë dhe funksionale, por pa mbushje shpërthyese.

E të dyshuarit raportohet se ishin munduar ta shesin raketën përmes aplikacioni WhatsApp. Përveç kësaj, ata kanë gjetur edhe 26 pushkë, 20 bajoneta (thika ushtarake), 306 revole të ndryshme si dhe 800 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët janë të prodhuara në Austri, Gjermani dhe SHBA, e në komunikatën e policisë italiane thuhet se në Torino njëri nga të arrestuarit në vitin 2001 kishte tentuar të kandidoj për Senat si kandidat i partisë neofashiste “Forca Nuova”.

E në shtëpinë e tij në Galaret, policia ka gjetur afro 30 pushkë gjuetie, revole dhe bajoneta si dhe municion dhe posterë të vjetër nazistë.

Dy burrat tjerë janë arrestuar pasi që policia kishte gjetur raketën e prodhuar në Francë që ishte fshehur në një hangar të aeroportit, të cilën ishin munduar ta shesin përmes WhatsApp.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...