Zjarret në Kroaci ndërpresin festivalin muzikor

Evropë

Zjarret në Kroaci ndërpresin festivalin muzikor

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 16:35
Foto

Një festival muzikor në Kroaci është ndërprerë për shkak të një zjarri në pyll. Qindra persona u detyruan të largoheshin nga festivali i muzikës “Fresh Island”, në plazhin Zrce, në fillimin e një eventi tre ditor hip-hopi.

Zjarri çoi në mbylljen e rrugës që çon në qytetin më të afërt, në Novalja, duke penguar shumë njerëz që të ktheheshin në hotelet e tyre.

“Fatmirësisht policia shoqëroi autobusët që u dërguan për të mbledhur ata që kishin mbetur në festival”, thanë organizatorët.

Reperat Stefflon Don dhe Yxng Bane ishin mes atyre që do të performonin në event, bashkë me Tyga-n. Është e paqartë nëse festivali do të anulohet plotësisht apo jo. Shërbimet e emergjencave po vazhdojnë të punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin, ndaj nuk mund të bëhet asnjë parashikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat