Kolumbiani mundohet ta fshehë kokainën në vend të pazakontë – prapë arrestohet

Evropë

Kolumbiani mundohet ta fshehë kokainën në vend të pazakontë – prapë arrestohet

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:32
Kolumbiani

Një burrë kolumbian është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Barcelonës, pasi po transportonte gjysmë kg kokainë në Spanjë e fshehur në parukën e tij.

Zyrtarët vunë në dukje se pasagjeri, i cili kishte ardhur me një fluturim nga Bogota, dukej jashtëzakonisht nervoz.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e tyre ishte madhësia, dhe në veçanti, lartësia e parukës së tij.

Kur i kërkuan të hiqte paruken, oficerët gjetën një pako që përmbante 503g kokainë të ngjitur në kokë. Pastaj e arrestuan atë.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për kokainën kolumbiane dhe shpesh në brigjet spanjolle mbërrijnë tonelata.

Megjithatë, udhëtarët që veprojnë si transportues janë kapur shpesh duke u përpjekur për të kontrabanduar sasi relativisht të vogla të drogës përmes emigracionit në aeroport.

Në një rast, kur oficerët në Barcelonë zbuluan një paketë droge të lidhur me barkun e një burri kolumbian, ai pranoi se kishte gëlltitur edhe 35 prezervativë të mbushur me kokainë.

Katër vjet më parë, një grua u arrestua në aeroportin e Madridit me 900 gram kokainë të ngjeshur në parukë dhe më vonë në të njëjtin aeroport një grua u zbulua me 1.7 kg drogë të fshehur në implantet e gjirit.

Sipas studimeve të Bashkimit Evropian, Spanja është konsumatori i gjashtë më i madh i BE-së për kokainë. Mbretëria e Bashkuar kryeson listën, e ndjekur nga Holanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda.

Spanja është gjithashtu konsumatori i katërt më i madh i kanabisit, pas Francës, Italisë dhe Republikës Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat