Turqia i liron nga akuzat për terrorizëm dy gazetarë dhe një aktiviste

Evropë

Turqia i liron nga akuzat për terrorizëm dy gazetarë dhe një aktiviste

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:42
Aktivistia

Një gjykatë në Turqi i ka shpallur të pafajshëm dhe i ka lënë të lirë dy gazetarë dhe një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilët akuzoheshin për terrorizëm.

Tre personat e paraburgosur ishin akuzuar për përhapje të propagandës terroriste gjatë punës së tyre për një gazetë kurde, e cila tashmë është mbyllur nga autoritetet turke.

Sidoqoftë, asnjëri prej tyre nuk i ka pranuar këto akuza dhe të tre kanë këmbëngulur se vetëm e kanë mbrojtur lirinë e shprehjes së lirë në kohën kur presidenti turk, Rexhep Erdogan, po i shtyp në mënyra të ndryshme kundërshtarët politikë.

Njëri nga personat e akuzuar në këtë rast, Erol Onderoglu, është përfaqësues i grupit hulumtues “Reporterët pa Kufij” për Turqi.

Sipas indeksit vjetor për liri të shtypit, Turqia ndodhet në vendin e 157-të nga gjithsej 180 shtete dhe besohet se është një ndër vendet që burgos më së shumti gazetarë në botë.

Erol Onderoglu, gazetari Ahmet Nesin dhe drejtoresha e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut në Turqi, Korur Ficanci, ishin arrestuar në qershor të vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat