Greqi, betohen deputetët/ Që nga koha e juntës ushtarake parlamenti përbëhet nga 6 parti - Bota Sot
Greqi, betohen deputetët/ Që nga koha e juntës ushtarake parlamenti përbëhet nga 6 parti

Evropë

Greqi, betohen deputetët/ Që nga koha e juntës ushtarake parlamenti përbëhet nga 6 parti

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:04
Foto

Thuajse një orë ka zgjatur ceremonia e betimit të 300 deputetëve të parlamentit të ri grek pas zgjedhjeve të 7 korrikut që sollën në pushtet Demokracinë e Re.

Në fillim janë betuar me ceremoni fetare gjithë deputetë konservatore dhe ata të dy partive opozitare , ka pasuar betimi me Kuran i tre deputetëve myslimane ,ndërsa shumica e ligjvënësve të deputeteve të Syrizës kanë bërë betim politik.

Është hera e parë prej vitit 1974 pas rënies së juntës ushtarake që parlamenti grek përbëhet nga 6 parti, ndërsa ka pasur në këto vite nga tre deri në tetë forca politike.

Në këtë kuvend konservatorët kanë 158 vende, partia opozitare e Syrizës 86, Lëvizja për Ndryshim 22, Partia Komuniste 15, Zgjidhja Greke 10 dhe Mera25, 9. Dy forcat e fundit politike janë parti të reja që hyjnë në parlamentin grek.

Karakteristikë e kuvendit të ri është se 21,66% ose 61 deputetë janë gra. Nga 300 ligjvënësit e sotëm 112 janë zgjedhur për herë të parë.

Përsa i përket profesioneve që mbizotërojnë, në vend të parë vijnë juristët, gjithsej 71, mjekët 36, ekonomistët 32 dhe me të njëjtin numër 27, pasojnë gazetarët dhe inxhinierët.

Kryetari i parlamentit të ri do të zgjidhet gjate seancës të ditës së enjte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...