Turqia: Vendimi i SHBA-së, kundër frymës së NATO-s

Evropë

Turqia: Vendimi i SHBA-së, kundër frymës së NATO-s

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Vendimi i Uashingtonit zyrtar për të dëbuar Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 është kundër frymës së NATO-s, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Turqisë, duke i bërë thirrje Aleancës Vweri-atlantike që të ndryshojë vendimin e saj.

"Ky veprim i njëanshëm është në shpërputhje me frymën e Aleancës dhe nuk mbështetet në ndonjë justifikim legjitim. Jo vetëm që është e padrejtë që Turqia është larguar nga programi i partneritetit, por është gjithashtu një pretendim i pasaktë se S-400 do të dobësojë F-35", njoftoi ministria.

Javën e kaluar, Turqia filloi të merrte pjesë të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, gjë që çoi në vendimin e Uashingtonit zyrtar për të pezulluar Turqinë nga blerja e avionëve luftarakë F-35.

Turqia nuk ka hequr dorë nga S-400, dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se sistemi do të hyjë në punë në prill 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat