Rusia i ofron Turqisë aeroplanët Su-35

Evropë

Rusia i ofron Turqisë aeroplanët Su-35

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Kompania ruse Rostek është gati të shesë avionët Sukhoi Su-35 në Turqi, nëse Ankaraja zyrtare tregon interes për blerje, tha drejtori i "Rostek" Sergei Chemezov.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu më herët tha se Turqia do të konsideronte blerjen e avionëve nga Rusia apo vende të tjera nëse Shtetet e Bashkuara refuzojnë t'ia shesin avionët luftarakë F-35.

Javën e kaluar, Turqia filloi të merrte pjesë të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400, gjë që çoi në vendimin e Uashingtonit zyrtar për të pezulluar Turqinë nga blerja e F-35.

Turqia nuk ka hequr dorë nga S-400, dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se sistemi do të hyjë në punë në prill të vitit 2020.

"Su-35" është aeroplan i gjeneratës 4++ që për herë të parë fluturoi në fillim më 2008, dhe ka qenë në shërbim që nga viti 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat